Kumanovë, 11 tetor Zhurnal.mk – ”Rruga e zonës industriale në Kumanovë është njëra ndër më të frekuentuarat në këtë qytet por edhe pse punimet filluan dhe filloi rregullimi i kësaj rruge, në terren shihet se punimet janë ndërprerë punimet.”
Pas ndërprerjes së punimeve, gjithçka që ka mbetur pas janë gropat, pluhuri dhe vështirësitë e përditshme për banorët dhe bizneset në këtë zonë. Qytetarët thonë se rruga, e cila pritej të ishte një investim që do të përmirësonte ndjeshëm qarkullimin dhe kushtet e lëvizjes, sot vazhdon të mbetet në një gjendje të rënduar.
”Tre muaj që e kanë filluar por e ndërprenë, se çfarë ndodh nuk e di. Sa është e rëndësishme për ju? Është shumë e rëndësishme pasi ne çdo ditë kalojmë këtu, ditë e natë”, tha një qytetar.
”Edhe punën që e kanë bërë është katastrofë. Nuk rregullohet asnjëherë si në Bangladezh, tha një tjetër qytetar.
”Ju kaloni shpesh këtu? Po, çdo ditë. Sa e keni të nevojshme këtë rrugë. Shumë pasi është kryesore për zonën industriale dhe për të gjithë Kumanovën, u shpreh një qytetar.
Sipas informatave të Alsat, punimet në zonën industriale në Kumanovë janë ndërprerë për shkak të mospagesës nga ana e komunës ndaj kompanisë që kryen punimet. Për arsyet e ndërprerjes dhe për afatin se kur do të vazhdojnë punimet, përgjigje kërkuam nga Komuna e Kumanovës, por nuk dhanë informata se perse janë ndërprerë punimet dhe se a do të vazhdojnë të njëjtat.
Punimet për rikonstruksionin e rrugës Industriale në Kumanovë, nisën në qershor të vitit 2026, me premtimin se kjo rrugë do të rregullohej brenda një afati të shkurtër. Por, disa muaj më vonë, punimet janë ndërprerë dhe rruga vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë për qarkullim të automjeteve.
