Hamza me homazhe në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm

Nga D. V.
726 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka kryer homazhe sot për nder të 28 vjetorit të shënimit të Epopesë së UÇK-së, në Prekaz.

Hamza përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se

“Sot, në Prekaz, në vendin e shenjtë të sakrificës, nderuam komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes heroike Jashari. Pas homazheve, vizitova edhe bacën Rifat, në shtëpinë që u bë kala e lirisë, ku çdo gur, çdo rrëfim dhe çdo kujtim dëshmon për sakrificën e jashtëzakonshme për atdheun. Në fjalët e tij të qeta dhe në qëndrimin burrëror ndjehet ende pesha e historisë dhe madhështia e një familjeje që e ktheu qëndresën në betim për liri”, ka shkruar Hamza.

Siç ka thënë Hamza” “Sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm, që na thërret ta ruajmë dhe forcojmë Kosovën për çdo brez. Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rënëve të familjes Jashari”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër