Hamza takon ambasadorin italian, flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Nga D. V.
751 e lexuar
A+A-
Rivendos

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Bazuar në njoftimin e lëshuar për media, Hamza dhe Antonini diskutuan për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën evropiane të Kosovës.

Hamza theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se ekziston hapësirë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike.

“Hamza theksoi se PDK mbetet e hapur për bashkëpunim në të gjitha çështjet që janë në interes të Kosovës”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër