Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit në Facebook, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.

“Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore”, thotë Ministria.

Ndërkohë, 20 mijë maturantë do i nënshtrohen testit parauniversitar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër