Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në 27-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Haradinaj, përmes një postimi, e ka vlerësuar Policinë e Kosovës si një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit, duke thënë se ajo konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.

“Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se shteti duhet të kujdeset më shumë për pjesëtarët e Policisë, përfshirë përmirësimin e pagave dhe krijimin e kushteve të përshtatshme të punës.

“Në 27-vjetorin e themelimit, është e nevojshme të theksohet se shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet, me paga të dinjitetshme dhe me krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për shërbimin e tyre, ndërsa ka kujtuar me nder policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

“Mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të Policisë për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”, ka shkruar Haradinaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër