​Haradinaj: Propozimi i ri i Kurtit është lojë dhe tallje me qytetarët

Nga Xh M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 prill Zhurnal.mk – Propozimi i fundit për çështjen e presidentit, i bërë të shtunën nga kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, është lojë dhe tallje me qytetarët, tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas këtij të fundit, oferta që lideri i Vetëvendosjes bëri për PDK-në dhe LDK-në që këto dy parti të dalin me tri propozime unifikuese për presidentit, nga i të cilët njëri do të zgjidhej, nuk është kredibile.

“Jemi dy ditë para se të kryhet afati kushtetues. Është e kuptueshme që loja e Kurtit, strategjia e tij do të vazhdojë kështu me këto veprime”, tha Haradinaj, para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. “Këtë që po e thotë sot ka mundur ta thotë ditën e parë. Kjo është një lojë dhe tallje me qytetarët dhe këto oferta nuk janë kredibile dhe askush nuk e dit nëse këto që po i thotë i zbaton apo e ka për ta mbuluar fajin e tij për dërgimin e vendit në zgjedhje”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër