Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve, është ndërprerë, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi, siç njoftoi ajo, në sallë nuk pati propozim të ri nga PDK-ja për këtë pozitë.
Herën e parë, Vlora Çitaku nuk u votua nga deputetët e LVV-së.
Për këtë arsye, GP i PDK-së lëshoi sallën.
Paraprakisht, deputetët e PDK-së i dhanë votë pro kandidatit të LVV-së, Ardian Gola, për pozitën e nënkryetarit.
