Sofje, 10 qershor Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.
Përpara të pranishmëve, Haxhiu tha se bashkëpunimi rajonal ka vlerë vetëm kur është i barabartë.
“Riafirmova orientimin e qartë të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe përkushtimin tonë për reforma, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme. Kosova ka bërë përparim të matshëm në indekse ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian” shkroi Haxhiu.
Ajo gjithashtu bëri me dije se Kosova mbetet e përkushtuar të kontribuojë si shtet demokratik, konstruktiv dhe i rreshtuar qartë me Evropën.
Më e rëndësishmja, Haxhiu deklaroi se Kosova duhet të ecë drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit.
