Haziri: Nga nesër Abdixhiku rikthen autorizimin për bashkëpunim me VV, mbi tri parime

Nga Xh M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 korrik Zhurnal.mk – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, fokusi i LDK-së do të jetë përmbushja e kërkesës së dytë të delegatëve, që lidhet me angazhimin për bashkëpunim politik në interes të qytetarëve.

Në deklarimin e tij pas Kuvendit, Haziri tha se procesi dëshmoi edhe një herë kulturën demokratike të LDK-së.

“Ashtu siç di LDK-ja, në mënyrë të durueshme e paqësore. Nesër kryetari i LDK-së rikthen autorizimin që të merret me kërkesën e dytë për bashkëpunim, të ndikojë dhe të angazhohet në interes të qytetarëve”, u shpreh ai.

Sipas Hazirit, bashkëpunimi i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të ndërtohet mbi tri parime të qarta.

“Nga nesër duhet ta përballojmë përmbushjen e kërkesës së dytë. Bashkëpunimi me Vetëvendosjen bazohet në tri parime: marrëveshje për të gjitha ose për asgjë, 2. agjenda shtetërore dhe 3. ndarja e përgjegjësive, ku secili e merr rolin e vet”, deklaroi Haziri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër