Bruksel, 18 qershor, Zhurnal.mk – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka njoftuar një rishikim të plotë për të analizuar dislokimin dhe bazat e forcave amerikane në Evropë.
“Po e forcojmë përpjekjen tonë për ta bërë NATO-n, atë që gjithmonë ka qenë dashur të jetë: një aleancë e balancuar, me Evropën në krye të mbrojtjes së saj”, tha sot Hegseth, gjatë fjalimit të tij, para ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, në Bruksel.
Sipas tij, rishikimi do të zgjasë deri në gjashtë muaj dhe do të përfshijë konsultime me Kongresin amerikan dhe aleatët e NATO-s.
Ndërsa vlerësoi disa progrese, Hegseth kritikoi faktin se disa aleatë ende nuk e kanë kuptuar domosdoshmërinë e rritjes së angazhimit të tyre.
Ai përsëriti gjithashtu kritikat e Uashingtonit, ndaj hezitimit të disa vendeve evropiane për të mbështetur SHBA-në, në luftën në Iran.
Sipas tij, rishikimi duhet të garantojë gjithashtu që, qasja, bazimi dhe fluturimet mbi territore të jenë të përcaktuara qartë dhe të siguruara.
“Për shumë kohë, NATO-ja ka qenë një “tigër prej letre” dhe një rrugë me një kah. Mjaft më”, tha Hegseth.
“Evropa nuk duhej të ishte një varësi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë ta transformojnë NATO-n, në një aleancë të vërtetë ushtarake, të fokusuar në fuqi të fortë dhe parandalim real, një ‘NATO 3.0’, tha ai.
