Henry i jep këshilla Arsenalit në garën për titull: Mos mendoni fare për Cityn

Nga D. V.
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arsenali ka marrë një avantazh të rëndësishëm në garën për titullin e Ligës Premier, pasi Manchester City humbi pikë në përballjen ndaj Evertonit, duke e lënë tashmë fatin e kampionatit në duart e londinezëve.

Për situatën aktuale ka folur edhe legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i cili në një analizë për Sky Sports theksoi se skuadra e Mikel Artetës duhet të fokusohet vetëm te rezultatet e saj dhe jo te rivalët.

“Tani gjithçka është përsëri në duart e Arsenalit. Nuk është më në duart e Manchester Cityt,” u shpreh Henry, duke shtuar se kishte parashikuar më herët humbjen e pikëve nga skuadra e Pep Guardiolës.

Megjithatë, ish-sulmuesi francez paralajmëroi se asgjë nuk është vendosur ende dhe se skuadra londineze nuk duhet të lejojë euforinë.

 telegrafi.com

“Do të qëndroj i qetë dhe nuk do të festoj herët sepse ende nuk ka përfunduar asgjë”, tha ai.

Henry i bëri thirrje ish-klubit të tij që të fokusohet vetëm te ndeshjet e mbetura.

“Arsenali mund të shohë që Manchester Cityn ka humbur pikë, por nuk mund të fillosh të mendosh ‘ndoshta tani…’. Nuk ka ndoshta. Fito ndeshjet e tua. Mos mendo për Cityn. Është në duart e tua”, tha legjenda franceze.

Gara për titull mbetet ende e hapur, por Arsenali tashmë ka një avantazh të rëndësishëm psikologjik në fazën finale të sezonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër