HM Infrastruktura dhe Hekurudhat e Turqisë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim

Nga B.M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shkurt  – HM Infrastruktura dhe Hekurudhat e Turqisë kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi, bën të ditur në profilin e tij në Fejsbuk, Sinisha Ivanovski, drejtor i HM Infrastruktura.

“Nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim të ngushtë me Hekurudhat shtetërore të Turqisë. Së bashku me kolegët tanë nga Infrastruktura e Hekurudhave -Maqedoni, patëm takime pune me drejtorin e Hekurudhave të Turqisë – Vejsi Kurt dhe bashkëpunëtorët e tij. Hekurudhat turke kanë bërë përparim serioz, të shpejtë dhe të dukshëm në fushën e infrastrukturës. Ndër të tjera, ato tashmë janë një qendër serioze rajonale trajnimi. Me nënshkrimin e marrëveshjes, një pjesë të kapaciteteve të tyre i vënë në dispozicion”, shkruan Ivanovski.

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave, shton Ivanovski, në periudhën e ardhshme do të jetë i dobishëm për ne.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër