Takim Sali – Kolumbia: Thellim i bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara për mbështetje të reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Nga admin
334 e lexuar

Shkup, 11 shkurt –  Ministri për dhe zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, zhvilloi takim me koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia.

Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane njoftoi se në takim u konfirmua bashkëpunimi afatgjatë dhe i suksesshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, si një partner i rëndësishëm në mbështetjen e prioriteteve reformuese dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Ministri Sali theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj integrimit evropian si prioritet strategjik, me fokus në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se prioritetet e Kornizës së re të bashkëpunimit të OKB-së për periudhën 2026–2030 janë plotësisht të harmonizuara me objektivat reformuese kombëtare dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht në fushat e zhvillimit social, ekonomisë së qëndrueshme, tranzicionit të gjelbër dhe qeverisjes së mirë.

Ministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht në momente kyçe, dhe theksoi gatishmërinë e Ministrisë për Çështje Evropiane për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe koordinimit të ndihmës zhvillimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër