Homazhe tek Memoriali “Heroinat” në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë

Nga D. V.
285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bashkë më kryeministrin Albin Kurtin dhe me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe tek Memoriali “Heroinat”, raporton Ekonomia Online.

Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”, Kuvendi i Kosovës, në ora 17:00, mban seancë solemne.

Ndërkaq 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër