Kryesia e Kuvendit mblidhet sot – në rend dite caktimi i seancës plenare

Nga D. V.
223 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 13:00, ku pritet të përcaktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Pikë kyçe e diskutimit do të jetë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Kryesia do të trajtojë edhe propozime dhe kërkesa të tjera që lidhen me punën e Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër