Hoti: Numri i vetëm që ka rëndësi është ai i LDK-së, të tjerët i përcaktojnë qytetarët

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 maj Zhurnal.mk – Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar indirekt raportimet se ai është lënë jashtë top 10-shes në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Hoti në një postim në Facebook, duke publikuar një foto të logos së LDK-së.

“Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët. I juaji, Avdullah Hoti ✌️“, shtoi ai.

Sot në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për subjektet politike që t’i dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

artikuj të ndërlidhura