Hoxha: Deponive ilegale po u vjen fundi, qendrat rajonale së shpejti gati

Nga Xh M
551 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 maj Zhurnal.mk – “Ligji për Mbrojtjen e Natyrës tashmë është në ENER”. Kështu deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha. Sipas tij, me miratimin e këtij ligji pritet të forcohet sistemi për mbrojtjen e natyrës, si dhe të sjellë një sërë përfitimesh të tjera në ruajtjen dhe avancimin e mjedisit natyror.

“Me miratimin e këtij ligji, pritetet forcimi i sistemit për mbrojtjen e natyrës, përmisimi i menaxhimit të resurseve natyrore, harmonizimi me direktiva evropiane dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare të shtetit në fushën e Mjedisit Jetësor dhe jo-diversitetit”.

Hoxha foli edhe për deponitë ilegale në Likovë dhe Haraçanin, dhe siguroi se me realizimin e projekteve për ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbetjeve në Sveti Nikollë, Rusinë dhe Novaci, do t’i vijë fundi të gjitha deponive ilegale.

“Ndërtimi i qendrave rajonalepër grumbullimin e mbetjeve, mbetet në fokus të punës së Minsitrisë së Ekologjisë, konkretishtë për pyetjen që e parashtroni, që ka të bëjë me qendrat rajonale për grumbullumin e mbeturinave në Sveti Nikollë. Procedurave për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për realizimin e këtij projekti është në fazën përfundimtare dhe shpresojmë se do të përfundojë me sukses dhe do të fillojë ndërtimi i i kësaj qendre”.

Ministri njoftoi se ky projekt do të realiziohet me mjetet e siguruara nga Bashkimi Evropian dhe IPA-fondet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër