Hoxha – Jumakli: Forcimi i bashkëpunimit bilateral me Turqinë

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 5 maj Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë, Ibrahim Yumakli, nikoqir i Forumit të 5-të Ndërkombëtar për Ujërat që po mbahet në Stamboll.

Biseda u përqendrua në mundësitë konkrete për avancimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në drejtim të modernizimit të sistemeve për menaxhimin e ujërave, forcimin e kapaciteteve dhe përdorimin e qasjeve bashkëkohore në përballjen me rreziqet klimatike. U theksua gjithashtu roli i nismave rajonale si platformë për shkëmbim më të shpejtë të njohurive dhe zgjidhjeve praktike, informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministrat u pajtuan se dialogu i vazhdueshëm dhe lidhja institucionale janë kyçe për arritjen e rezultateve të dukshme, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër