Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

Nga Xh M
1,276 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Durbovnik, 27 qershor Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ku u prit fillimisht nga homologu i tij kroat Gordan Grlić Radman.

Në një postim në X, Hoxha e cilësoi këtë forum një platformë të rëndësishme për dialog mbi të ardhmen e Evropës, si dhe për sigurinë rajonale dhe sfidat globale.

“Ky edicion i 19-të i Forumit është i përqendruar në temën: Epoka e Multipolaritetit: Shumë Drejtime, Një e Ardhme. Megjithatë, për Shqipërinë ka vetëm një drejtim që të çon drejt të ardhmes sonë: anëtarësimi në BE”, shkroi Hoxha.

Ndërsa përparojmë në këtë rrugë, tha Ministri i Jashtëm, ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal, mbështetjen e vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë për të ndërtuar një Evropë më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të begatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër