Hoxhaj: Vendimi dënues në Hagë është agresion ndërkombëtar ndaj Kosovës

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së është agresion ndërkombëtar ndaj Kosovës.

“Ne do të duhej ta ripozicionojmë komplet skenën tonë politike, se si t’i qasemi kësaj teme. Kjo është goditja ma e madhe. Ky është një agresion ndërkombëtar ndaj shtetit të Kosovës. Para 2-3 vitesh e kemi pas agresionin në Banjskë, kjo goditje është agresion ndërkombëtar ndaj Kosovës. Hapi i parë duhet të jetë që deputetët të nisin t’i mbledhin nënshkrimet dhe të fillojnë procesin e zhbërjes së gjykatës. Unë jam i pari që jam i gatshëm ta japë nënshkrimin.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj th se me vendimin e djeshëm të padrejtë të hagës, është goditur historia dhe identiteti i Kosovës.

“U godit identiteti jonë, u godit edhe e tashmja e Kosovës, por mendoj që u godit edhe lufta jonë për pavarësi edhe legjitimiteti i shtetit tonë të pavarur, prandaj kjo është një situatë komplet e re politike, janë rrethana të reja politike, unë mendoj që ne duhet ta rimendojmë qasjen tonë si politikë në Kosovë”, tha ai, në Rtv21.

Hoxhaj gjithashtu tha se vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së nuk do të jetë kurrë i pranueshëm.

“Nëse gjykata thotë se udhëheqësit e UÇK-së kanë pasur qëllim kriminal dhe kanë ndjekur plan kriminal është fyerje më e madhe që i bëhet popullit të Kosovës, qytetarëve të saj, një vendim i tillë është i papranueshëm, një vendim të tillë kurrë nuk duhet ta pranojmë përtej asaj që shkon në apel dhe duhet të ankimohet, populli i Kosovës në çdo formë, çdo mënyrë këtij vendimi duhet t’i thotë JO”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër