Humbi jetën tragjikisht, Laurent Krasniqi vetëm një muaj më parë i kishte propozuar martesë të dashurës

Nga D V
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

TikTokeri i njohur, Laurent Krasniqi, humbi jetën mbrëmë pas një aksidenti tragjik me motoçikletë në Prishtinë.

Laurenti ishte një prej figurave të njohura të rrjeteve sociale në Kosovë, ndërsa për publikun u bë i njohur edhe si ish-banor i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

Vdekja e tij e papritur ka tronditur familjarët, miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Krahas angazhimit në rrjetet sociale dhe pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, Laurenti ishte i njohur për videot e tij humoristike dhe për energjinë që përcillte te ndjekësit.

Një detaj që e bën edhe më të dhimbshëm lajmin është se vetëm një muaj më parë, Laurenti kishte bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale, duke i propozuar për martesë të dashurës së tij.

Humbja e Laurent Krasniqit ka tronditur botën e televizionit, ndërsa miqtë dhe kolegët e tij kanë ndarë mesazhe prekëse në rrjetet sociale, duke kujtuar figurën e tij dhe momentet e shumta të kaluara së bashku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër