Strugë, 7 shtator Zhurnal.mk – Një 40-vjeçar nga Struga është sulmuar dhe grabitur brenda një pallati, pasi u përball me një person të dyshuar në ashensor.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal për veprën penale “grabitje” ndaj M.M. (39) nga fshati Ladorishtë i Strugës.
Ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë në Strugë, ku i dyshuari dyshohet se ka sulmuar 40-vjeçarin D.M. dhe më pas, duke përdorur forcë, i ka marrë paratë dhe telefonin celular.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa autoritetet po ndërmarrin procedurat e mëtejshme ligjore.
