I bëhet një rreng në Ferma VIP kinse i martohet vajza, Iliri ngelet i shtangur: Nuk do e bënte kurrë pa mua

Nga D. V.
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Balerini Ilir Shaqiri, i cili ka dy muaj në Ferma VIP 3, e ka shprehur herë pas here mallin që ndjen për familjen, e veçanërisht për vajzën Emily.

Vajza është pika e tij e dobët, por një shaka gjatë spektaklit të së hënës e la të shokuar.

Iliri u përball me disa lajme, që nuk ishin të vërteta.

 Foto: YouTube

Në to shkruhej se vajza e tij ishte martuar pa praninë e tij.

Edhe pse me bindje të plotë tha se nuk do e bënte një gjë të tillë pa praninë e babait, duart po i dridheshin dhe sytë iu mbushën me lot.

 Foto: YouTube

Por pasi i thanë që kjo ishte një shaka, Iliri u takua me vajzën e tij Emily dhe të dashurin e saj.

Mes emocionesh të forta, dy të rinjtë i dhanë lajmin e bukur, se kanë nisur të studiojnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe.

– YouTube  www.youtube.com

Iliri kujtojmë se ka qenë fitues i Big Brother VIP Albania, në edicionin e parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër