I premtoi se do ja shes veturën Audi, pasi pranoi pagesën ‘zhduket’ tetovari

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Një 55-vjeçare nga Kosova ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga një person nga Tetova gjatë një marrëveshjeje për shitjen e një automjeti.

Sipas denoncimit, H.I. rreth një vit e gjysmë më parë i kishte ofruar për shitje një automjet të markës „Audi“. Sipas marrëveshjes, një pjesë e shumës do të paguhej përmes transferit të shpejtë të parave në emër të motrës së tij.

Gruaja ka deklaruar se më 3 shtator 2026 e ka kryer pagesën, ndërsa pas kësaj personi ka ndërprerë komunikimin me të. Më pas, ajo ka kuptuar se ishte mashtruar.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura