Ibrahimovic kritikon Xhakën: Ia mohoi ëndrrën një adoleshenti!

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zlatan Ibrahimovic ka kritikuar kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kritika e Ibrahimovic kishte të bënte me faktin që Xhaka mori përgjegjësin për të gjuajtur penalltinë në minutën e fundit të ndeshjes, në fitoren 4-1 të Zvicrës ndaj Bosnjës.

Sipas tij, Graniti duhej të ia linte penalltin futbollistit Johan Manzambi, për të kompletuar hat-trickun.

“Nuk i kuptoj disa futbollistë. Çdo ditë flasin për familjen, frymën e ekipit dhe lidershipin, por sapo një i ri është një gol larg tregolëshit, të gjitha këto harrohen kur akordohet një penallti.

Xhaka është një emër i madh, një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t’ia kishte dhënë topin. Askush nuk e kujton një veteran që shënon edhe një penallti tjetër. Njerëzit kujtojnë një talent të ri që prezantohet para botës me një tregolësh. Kështu ndërtohet vetëbesimi. Kështu ndërtohet e ardhmja.

Nëse Manzambi nuk do të kishte bërë asgjë gjatë gjithë ndeshjes, atëherë në rregull, merre vetë penalltinë. Por ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. E kishte fituar atë moment. Ndonjëherë futbollistët bëhen aq të fiksuar pas rolit të protagonistit, sa harrojnë se si duket lidershipi i vërtetë.

Për mua është e thjeshtë: nëse je tashmë i konsoliduar dhe i mohon një lojtari të ri mundësinë për një tregolësh, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprat, jo shiritin e kapitenit.”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimovic.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër