Ish-asistenti i Matthew Perryt dënohet me më shumë se tre vjet burg, për rolin e tij në vdekjen e aktorit

Nga D. V.
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-asistenti i Matthew Perry, Kenneth Iwamasa, i cili e injektoi yllin e serialit “Friends” vazhdimisht me ketaminë ditën që ai vdiq, është dënuar me më shumë se tre vjet burg.

Perry ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare në tetor të vitit 2023, pasi u mbyt në një xhakuzi në shtëpinë e tij në Los Angeles, si pasojë e një mbidoze ketamine. Raportohet se kërkesa e fundit e aktorit drejtuar Iwamasa-s para injektimit ishte: “Ma jep një dozë të madhe”.

Prokurorët thanë se në ditët para vdekjes së Perry-t, Iwamasa i kishte dhënë aktorit më shumë se 25 injeksione të drogës, përfshirë të paktën tre injeksione ditën që ai vdiq.

Iwamasa, 60 vjeç, ishte personi i parë nga pesë të përfshirët në vdekjen e Perry-t që arriti marrëveshje pranimi fajësie me prokurorët në gusht të vitit 2024.

Përveç dënimit me 41 muaj burg, Iwamasa u urdhërua të paguajë gjoba të ndara prej 10,000 dhe 100 dollarësh, si dhe do të jetë nën mbikëqyrje për dy vite pas lirimit.

Ai duhet të dorëzohet tek autoritetet deri në orën 12:00 të datës 17 korrik për të nisur vuajtjen e dënimit.

Përballë familjarëve dhe njerëzve të afërt të Perry-t në gjykatë në Los Angeles të mërkurën, Iwamasa deklaroi se ishte “tmerrësisht, tmerrësisht i penduar” për rolin e tij në vdekjen e aktorit.

Ai tha: “Më vjen shumë keq për të gjithë ju. Më vjen jashtëzakonisht keq që kam kryer veprime të paligjshme për të cilat do të pendohem gjithë jetën. Do ta marr këtë pendim me vete në varr.

“Shpresoj që historia ime të shërbejë si paralajmërim për dikë tjetër në pozitën time, që të bëjë zgjedhje më të mira”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër