Bayerni po mendon të ofrojë një lojtar për të arritur te Bremer

Nga D. V.
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bayern Munich vazhdon të kërkojë përforcime në repartin defensivë për sezonin e ardhshëm dhe një nga emrat që ka hyrë në radarët e klubit bavarez është mbrojtësi i Juventusit, Bremer.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi brazilian, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, mund të largohet gjatë verës për shkak të situatës financiare të klubit italian.

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, Juventusi ka nevojë për të ardhura të rëndësishme dhe shitja e Bremer mund të ndihmojë në balancimin e financave. Mediumi italian raporton se mbrojtësi vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa bardhezinjtë shpresojnë që paraqitjet e tij në Kupën e Botës për Klube ta rrisin edhe më shumë vlerën e kartonit.

Raporti shton se një transferim i mundshëm i Bremer në Mynih mund të hapte derën për një lëvizje në drejtimin e kundërt, me Kim Min-jae që pëlqehet shumë nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.

Spalletti e njeh mirë mbrojtësin koreano-jugor nga koha kur të dy fituan titullin kampion në Itali me Napolin dhe e konsideron atë si përforcimin ideal për qendrën e mbrojtjes.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Juventusi është i interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi për Kim Min-jae, ndërsa bisedimet mes palëve thuhet se tashmë kanë nisur.

Në javët e fundit, disa emra janë lidhur me Bayernin për repartin defensivë. Mes tyre përmenden edhe Yann Bisseck i Inter Milan, si dhe Josko Gvardiol i Manchester City.

Ndërkohë, interesim për Bremer ka shfaqur edhe kampioni aktual i Italisë, Interi që gjithashtu dëshiron transferimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër