Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Nga D. V.
296 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-gruaja e Eminem, Kim Scott, duket e panjohur në një foto të re nga policia.

Ajo u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

E njëjta u dërgua në burgun e Qarkut Macomb në Mt. Clemens në Michigan.

 Kim Scott në vitin 2007

Page Six raportoi se u arrestua vetëm tre ditë pasi u paraqit në gjykatë për akuza të ngjashme.

Detektivi Joseph Feld i Departamentit të Policisë së Chesterfield Township i tha TMZ se KIm Scott dyshohet se goditi një makinë ndërsa po ngiste makinën pranë Detroitit.

Nuk pati raportime për lëndime dhe që atëherë ajo është liruar.

Të hënën e kaluar, u paraqit në gjykatë për t’u deklaruar fajtore për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe mosraportimin e një aksidenti që ndodhi në shkurt.

Gjatë incidentit, dyshohet se është përplasur me një makinë të parkuar ndërsa po çonte për pazar djalin e saj adoleshent Parker dhe miqtë e tij.

Gjatë dy dekadave të fundit, Kim është arrestuar disa herë, kryesisht për abuzim me substanca, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të rregullave të trafikut.

Eminem dhe ajo u martuan në vitin 1999 dhe u divorcuan dy vjet më vonë.

Ata u martuan përsëri në vitin 2006 dhe ai paraqiti kërkesë për divorc tre muaj më vonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër