Ishte një legjendë e vendit të tij dhe një kampion i Afrikës, tani do të shkojë në burg për përdhunim

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Abdoulaye Traore (59 vjeç), fitues i Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 1992, është dënuar me tre vjet burg për përdhunim nga një gjykatë në Bouake, në Bregun e Fildishtë.

Ish-sulmuesi i ASEC Mimosas dhe Bregut të Fildishtë, tani 59 vjeç, Abdoulaye Traore, i njohur si Ben Badi, ka luajtur gjithashtu për disa klube evropiane, përfshirë FC Metz.

Sipas një burimi gjyqësor, ish-sulmuesi u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e një gruaje që ishte 21 vjeç në atë kohë, në mars të vitit 2021.

“Ben Badi u dënua me 36 muaj burg, u urdhërua t’i paguante viktimës 15 milionë franga CFA (afërsisht 23,000 euro), u privua nga të drejtat civile për dhjetë vjet dhe iu ndalua hyrja në Bouake për pesë vjet”, njoftoi Lidhja e Bregut të Fildishtë për të Drejtat e Grave.

Ndryshe, Traore kishte luajtur 26 ndeshje për ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë dhe kishte shënuar 10 gola.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër