Ismaili: Nga java e ardhshme, “Prania Besnike” shtrihet edhe në nivel ministrish

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – “Prania Besnike” do të shtrihet edhe në nivel ministrish, duke nisur nga dita e premte e javës së ardhshme.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se secili ministër do të bëjë të ditur kalendarin e takimeve me qytetarët.

“Duke filluar nga java e ardhshme, nga dita e premte e javës së ardhshme, ‘Prania Besnike’ do të shtrihet edhe në nivel ministrash, ku secili prej tyre do të bëjë të ditur kalendarin e vet të takimeve, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të qenë një vlerë e shtuar e komunikimit transparent të ministrit direkt me qytetarët”, deklaroi Ismaili.

Sipas saj, takimet do të shërbejnë për të evidentuar dhe ndjekur nga afër problematikat apo çështjet që kërkojnë vëmendjen e ministrit dhe ndërhyrjen e institucioneve.

Ismaili theksoi se kjo nismë synon të forcojë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe transparent mes ministrave dhe qytetarëve, duke u dhënë këtyre të fundit mundësi për të adresuar problematikat e tyre pranë drejtuesve të ministrive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër