Prishtinë, 26 maj, Zhurnal.mk – Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se padrejtësia ndaj çlirimtarëve tanë në Hagë nuk mund ta zhbëjë të vërtetën.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ismaili ka shkruar se liria jonë ka emra, ka sakrificë dhe ka histori.
Postimi i tij i plotë:
Liria jonë ka emra, ka sakrificë dhe ka histori.
Padrejtësia ndaj çlirimtarëve tanë në Hagë nuk mund ta zhbëjë të vërtetën: UÇK-ja ishte lufta e drejtë e një populli për liri. E kur flasim për UÇK-në, aty nuk mund të kemi ndasi me njëri-tjetrin.
Çdo çlirimtar ka kontributin e vet në lirinë që e jetojmë sot. Dhe këtë liri e kemi detyrë ta ruajmë me dinjitet, me unitet dhe me përgjegjësi.
