Izet Mexhiti nënshkruan në Librin e Zisë për Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thanin

Nga Xh M
1,304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Vlen, Izet Mexhiti ka nënshkruar sot në Librin e Zisë të hapur në Ambasadën e Shtetit të Katarit, duke shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Tij, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emirit të Katarit.

Në mesazhin e tij, Mexhiti vlerësoi se Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani ishte një personalitet që la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të Shtetit të Katarit.

“Vizioni, udhëheqja dhe kontributi i tij në modernizimin e vendit do të mbeten pjesë e trashëgimisë së tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Duke nënshkruar në Librin e Zisë, Mexhiti shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta dhe solidaritetin me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, familjen mbretërore dhe popullin mik të Katarit për këtë humbje të madhe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër