Raporti i Reformës Territoriale prezantohet vetëm nga ekspertët e PS, opozita braktis komisonin

Nga Xh M
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 korrik Zhurnal.mk – Pas mosdakordësisë në votim për rendin e ditës mes mazhorancës dhe opozitës, deputetët socialistë kanë vijuar takimin për të dëgjuar gjetjet e ekspertëve, të cilët kanë prezantuar raportin e Reformës Administrativo-Territoriale në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm.

Raporti i prezantuar përmbledh gjetjet e procesit disamujor të analizës së organizimit territorial të vendit, bazuar në dëgjesat publike, konsultimet me ekspertë, institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas ekspertëve, analiza evidenton nevojën për forcimin e kapaciteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe rritjen e eficiencës administrative. Raporti përmban gjithashtu rekomandime për thellimin e decentralizimit fiskal dhe funksional, si dhe për adresimin e sfidave demografike dhe zhvillimore në nivel vendor.

Mungesa e opozitës në mbledhje u cilësua nga përfaqësuesit e mazhorancës si një tjetër rast i sabotimit të procesit, ndërsa komisioni po vijon prezantimin dhe diskutimin e gjetjeve të ekspertëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër