Izet Mexhiti sonte ‘shkrinë’ organet e Lëvizjes Demokratike, hapet rruga drejt bashkimit në një parti të vetme “VLEN”

Nga Xh M
1,076 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 shkurt – Sonte në hotelin “Holiday Inn”, Izet Mexhiti pritet të zyrtarizojë shkrirjen e Lëvizjes Demokratike (LD), përkatësisht shpërbërjen e të gjitha organeve partiake dhe strukturave drejtuese të saj, shkruan Zhurnal.mk

Ky hap vjen në kuadër të procesit të unifikimit të subjekteve opozitare shqiptare, me qëllim krijimin e një force të përbashkët politike.

Me këtë vendim, Lëvizja Demokratike e Mexhitit, së bashku me Aleancën për Shqiptarët (krahu i Arben Fetait), Lëvizja Besa dhe subjektet e tjera pjesë e koalicionit “VLEN”, do të ecin drejt formalizimit të një partie të vetme politike.

Burime partiake bëjnë të ditur se procesi përfshin shkrirjen e organeve partiake ekzistuese dhe integrimin e strukturave në një organizim të ri, të përbashkët, transmeton Zhurnal.mk

Qëllimi është konsolidimi i spektrit politik shqiptar në një subjekt unik, i cili do të funksionojë si një parti e vetme nën ombrellën e “VLEN”.

Ky zhvillim konsiderohet si një nga lëvizjet më të rëndësishme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pasi shënon fundin e funksionimit të disa subjekteve të ndara dhe nisjen e një kapitulli të ri politik përmes bashkimit të tyre në një strukturë të vetme./Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër