Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku ndau një rrëfim të sinqertë për jetën e saj.
Gjatë intervistës, ajo zgjodhi të flasë hapur për disa nga periudhat më të vështira që ka kaluar. Melisa tregoi se në fëmijëri ka përjetuar ngjarje të rënda, përfshirë edhe ngacmimet seksuale, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në gjendjen e saj emocionale ndër vite.
Ajo theksoi se përballja me këto trauma nuk ka qenë aspak e lehtë dhe ka kërkuar shumë forcë, si edhe punë të vazhdueshme me veten.
Po ashtu ajo tregoi edhe periudhën pas daljes nga “Për’puthen”, kur fama dhe presioni publik e çuan në gjendje të rënduar psikologjike.
“Isha në fazat e para të depresionit dhe kam kaluar gjëra që nuk dua t’i ndaj me të tjerët. Ishte një ngarkesë shumë e madhe dhe unë nuk isha e përgatitur, nuk isha gati ta përballoja,” u shpreh Melisa.
Megjithatë, Melisa tregoi se një nga hapat më të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ka qenë kërkimi i ndihmës profesionale.
“Kam marrë ndihmë profesionale, kam punuar dhe vazhdoj të punoj me veten time. Është një proces që kërkon kohë, por është shumë i nevojshëm,” shtoi ajo.
