Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë

Nga D V
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave të rritura do të kryhet në Kumanovë më 5 gusht (e mërkurë), duke filluar nga ora 05:00, njofton komuna.

Trajtimi do të kryhet në një sipërfaqe prej 1,270 hektarësh, dhe do të përfshijë përrenjtë e lumenjve Kumanovka, Lipkovka dhe Kojnarka, bashkësitë lokale Babin Dol, Goce Delçev dhe Tode Mendol, zonën qendrore të qytetit, si dhe zonën përreth impiantit të trajtimit të NP “Ujësjellësi” në fshatin Dobrashan.

“Gjatë spërkatjes do të përdoret preparati Aqua Perm-X 30-30. Komuna e Kumanovës u bën apel bletarëve që të marrin masa të përshtatshme për të mbrojtur kolonitë e bletëve gjatë trajtimit. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që spërkatja të kryhet në kohën e caktuar, trajtimi do të shtyhet dhe do të kryhet të nesërmen kur kushtet e motit të jenë të favorshme”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër