Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë

Nga D V
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dua Lipa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të re kushtuar Prishtinës, përmes së cilës promovon kryeqytetin e Kosovës dhe njofton se ai tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View.

Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View”.

Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe fton të gjithë ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj.

Dua Lipa/Instagram

“Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh me sytë e tu. Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View”, shprehet këngëtarja në fillim të videos.

Më pas, ajo prezanton disa prej vendeve që kanë një domethënie të veçantë për të. Një prej ndalesave është libraria Dukagjini që e viziton sa herë ndodhet në Prishtinë, ku, siç tregon vetë, gjen gjithmonë një libër në gjuhën shqipe që nuk e ka lexuar më parë.

Dua Lipa/Instagram

Dua ndalet gjithashtu te disa restorante dhe bare të qytetit, për të cilat thotë se pasqyrojnë në mënyrën më të mirë kulturën shqiptare, por edhe jetën, energjinë dhe atmosferën karakteristike të Prishtinës.

Në fund të videos, artistja i kushton vëmendje edhe Sunny Hill Festival, të cilin e cilëson si një ëndërr të bërë realitet.

Dua Lipa/Instagram

Ajo e prezanton festivalin si një nga vendet që mishëron frymën e qytetit dhe që mbledh çdo vit mijëra vizitorë e artistë.

Publikimi i videos përkon me nisjen e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, duke promovuar njëkohësisht Prishtinën, kulturën e saj dhe mundësinë që tashmë qyteti të eksplorohet virtualisht përmes Google Maps Street View.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër