Jennifer Lopez mohon lidhjen me aktorin Brett Goldstein

Nga D. V.
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jennifer Lopez mohoi publikisht zërat për një lidhje me aktorin Brett Goldstein gjatë një interviste promovuese, duke krijuar një moment të sikletshëm në studio.

Dyshja po promovon komedinë romantike të ardhshme “Office Romance”, ku Lopez interpreton rolin e një drejtueseje të suksesshme kompanie që ka rregulla të rrepta kundër lidhjeve në vendin e punës, por që përfundon duke u dashuruar me një avokat të ri, të luajtur nga Brett Goldstein.

Spekulimet për një romancë të mundshme mes tyre nisën pas premierës së filmit në Los Angeles, ku ata u panë duke qeshur, duke biseduar ngrohtësisht dhe duke shkëmbyer shikime në tapetin e kuq.

@tmzJennifer Lopez’s flirtation with Brett Goldstein is just movie magic and nothing more … at least that’s what she told Savannah Guthrie. 🎥: NBC
♬ original sound – TMZ

Kjo mjaftoi që mediat dhe rrjetet sociale të nisnin aludimet se marrëdhënia e tyre mund të kishte kaluar përtej ekranit.

Interesimin e shtoi edhe fakti se Goldstein kishte folur më parë me admirim për Jennifer në rrjetet sociale.

Gjatë paraqitjes në emisionin Today, moderatorja Savannah Guthrie i pyeti drejtpërdrejt nëse kimia që shfaqin në film ishte shndërruar në një lidhje romantike në jetën reale.

Lopez reagoi duke thënë se pothuajse çdo herë që punon ose shihet pranë një kolegu, lindin menjëherë thashetheme për një lidhje.

“Sa herë që më shohin me dikë ose punoj me dikë, njerëzit përpiqen të më lidhin me atë person”, tha ajo.

– YouTube  www.youtube.com

Goldstein u përpoq ta lehtësonte situatën me humor, duke bërë shaka se njerëzit fillojnë spekulimet mjafton që dikush të qëndrojë pranë Lopezit.

Megjithatë, moderatorja vazhdoi të kërkonte një përgjigje më të qartë, duke thënë se nuk e konsideronte atë një mohim të drejtpërdrejtë.

Kjo duket se e irritoi Lopezin, e cila theksoi se gjatë viteve është përfolur për lidhje me shumë persona të njohur, përfshirë edhe aktorin Kevin Costner, pa pasur asnjë bazë reale.

Ajo nënvizoi se fakti që qarkullojnë thashetheme nuk do të thotë se ato janë të vërteta.

Për t’i dhënë fund diskutimit, Guthrie e pyeti edhe një herë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse ata ishin çift.

Lopez u përgjigj shkurt: “Nuk jemi në lidhje”. Goldstein e mbështeti menjëherë deklaratën e saj duke shtuar: “Kjo është e vërteta”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër