Jozyrtarisht, janë sekuestruar 27 tonë marihuanë, në aksionin e madh të policisë

Nga B.M
629 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Që nga mbrëmja e djeshme, Policia dhe Prokuroria kanë nisur një aksion anti-drogë në rajonin e Shkupit dhe Strumicës, përcjell TV21. Jozyrtarisht, janë sekuestruar 27 tonë marihuanë. Policia dhe Prokuroria pritet të dalin sot me detaje.

Nga pamjet që ka siguruar TV21, dhjetëra kamionë e furgonë të policisë janë parë duke dal nga hapësirat e ish-fabrikës OHIS në kryeqytet.

Jozyrtarisht, operacioni i Ministrisë së Brendshme lidhet me sekuestrimin e mëparshëm të 5 tonëve marihuanë në Serbi, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër