“Ju mbaroi koha”, Berisha debat me Peleshin, nuk pranon të lërë foltoren e Kuvendit

Nga D. V.
213 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u përfshinë në një debat në lidhje me kohën në dispozicion për të folur.

Edhe pse Berishës i mbaroi fjala, ai nuk pranonte foltoren e Kuvendit për t’i hapur rrugë fjalës që do mbajë deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Ju mbaroi fjala, zoti Berisha. Fjalën e ka Jorida Tabaku. Ju lutem, lironi foltoren për zonjën Tabaku. Çfarë do bëjmë tani? Ju lutem, zoti Berisha!”, iu drejtua Peleshi-Berishës, ndërsa ky i fundit nuk pranonte të lironte foltoren.

Megjithatë, nuk vonoi shumë që kreu i selisë blu të dorëhiqej dhe të ulej në karrigen e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër