Justina Pula: Asnjë anëtar i PDK-së nuk më ka kontaktuar – jam mirë në Akademi

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Emri i Justina Pulës është lakuar sot në media se e njëjta është propozuar nga PDK-ja për presidente.

Rreth kësaj çështjeje, ka folur vetë Pula.

E kontaktuar nga Klan Kosova ajo tha se asnjë anëtar i PDK-së nuk e ka kontaktuar dhe nuk ka biseduar me të rreth postit të presidentit, njofton Klankosova.tv.

“Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka biseduar me mua për postin e presidentit prandaj nuk e di se pse po qarkullon ky emër kur nuk e kanë marrë miratimin tim”, tha Pula për Klan Kosova.

Ajo tha se ndjehet mirë në Akademi, derisa theksoi se e ka gjetur veten në pozitën në të cilën aktualisht është.

“Jam shumë mirë në Akademi, jam ekonomiste, merrem me hulumtime shkencore, jam mirë në këtë pozitë”, u shpreh Pula.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër