Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, Dragi Grozdanovski

Nga Xh M
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manastir, 21 mars – Ka ndërruar jetë Dragi Grozdanovski, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës. Këtë funksion ai e ka ushtruar në dy periudha – nga marsi i vitit 2000 deri në shkurt 2002 dhe nga maji 2003 deri në shtator 2004.

Grozdanovski ka qenë edhe ish-deputet i VMRO-DPMNE-së në përbërjen e parë të Kuvendit pas pavarësisë së Maqedonisë.

Ai ka lindur në vitin 1957 në Manastir. Ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe ka qenë kryesues i Këshillit të Komunës së Manastirit, njëkohësisht edhe koordinator i Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në këtë qytet. Dragi Grozdanovski do të varroset nesër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër