Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nentor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës.

“Ne diskutuam për mbajtjen e një takimi të liderëve të koalicionit dhe u dakorduam që një takim i tillë të organizohet brenda muajit dhjetor”, deklaroi Mickoski.

I pyetur nëse koalicioni VLEN do të marrë më pak pozicione në ekzekutiv në rikonstruimin e eshalonit të dytë dhe të tretë të qeverisë pas zgjedhjeve në Bërvenicë, Mickoski tha se kjo nuk ndikon në marrëveshjen që kanë me VLEN.

“Në jetë me rëndësi është fjala e dhënë, dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se fjala e dhënë. Fjala ju bën që ta ruani fytyrën tuaj, ose e keni, ose nuk e keni, nuk ka këtu kompromis me këta punë. Unë në parim si njeri, kur të merrem vesh dhe kur e jap fjalën, e mbaj fjalën. Nuk ka lëvizje majtas djathtas. Fjala është dhënë që deri më vitin 2028, kur të jenë zgjedhjet e rregullta parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.
Mickoski thotë se deri në fund të muajit pritet të përfundojë rikonstruimi.

“Unë thash gjatë tetorit, por për shkak të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur, me siguri gjatë nëntorit. Ne kemi pasur bisedë me liderët e VLEN, dhe kemi vendosur që pasi kemi definuar disa pozicione që janë me rëndësi për shtetin, në periudhën në vijim, në komisione kadrovike të partive, të kristalizohen këta propozime”, u shpreh ai.

Në koment ndaj deklaratave të kryetarit të ZNAM, Makims Dimitrievski, i cili tha se mund të largohet nga qeveria nëse provimi i jurisprudencës jepet në gjuhën shqipe, Mikcoski tha se vendimi i takon Dimitrievskit, por ritheksoi se qeveria është stabile.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër