Kaltrina Zekolli: Hekurudha Shkup-Kërçovë, pjesë e listës prioritare të investimeve për Korridorin 8

Nga D. V.
1,332 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht, Zhurnal.mk – Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Shkup-Kërçovë, pjesë e Korridorit 8, është përfshirë në Listën e Parë Përfundimtare Prioritare të projekteve për investime publike, të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e ka cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore dhe forcimin e lidhjeve të vendit me rajonin dhe Evropën.

“Ky është një projekt me rëndësi strategjike për vendin dhe një investim i drejtpërdrejtë në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, forcimin e lidhjes së brendshme dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut me rrjetet rajonale dhe evropiane të transportit”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

Ajo theksoi se Korridori 8 paraqet një arterie strategjike për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me rajonin dhe Evropën, ndërsa rikonstruksioni i linjës Shkup-Kërçovë pritet të mundësojë transport më efikas dhe infrastrukturë më moderne.

“Korridori 8 nuk është vetëm një linjë hekurudhore, është një arterie strategjike që e lidh vendin tonë me rajonin dhe Evropën”, theksoi Zekolli Shaqiri.

Sipas saj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojë të investojë në projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër