Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Nga Xh M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Morinë, 31 korrik Zhurnal.mk – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Morinës, në aksin Shqipëri-Kosovë. Kolona ka arritur rreth 10 kilometra, ndërsa udhëtarët po presin nga 30 minuta deri në një orë për të kaluar kufirin.

Fluksi i madh i pushuesve gjatë sezonit veror ka sjellë vonesa, ndërsa temperaturat e larta po e bëjnë më të vështirë pritjen për qytetarët. Situata është rënduar edhe nga një pengesë në Rrugën e Kombit. Një karroceri kamioni e djegur ka mbetur prej dy ditësh në njërën korsi të rrugës, rreth një kilometër larg pikës kufitare të Morinës, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke shtuar radhët.

Përveç fluksit të lartë të mjeteve, vonesat janë shkaktuar edhe nga kontrollet në kufi dhe kufizimet për mjetet e tonazhit të rëndë në Kosovë. Autoritetet kosovare po punojnë me shtatë sportele për të përpunuar automjetet, por numri i madh i udhëtarëve vijon të krijojë pritje të gjata. Qytetarët kërkojnë largimin sa më të shpejtë të pengesave dhe menaxhim më të mirë të situatës në këtë pikë kufitare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër