Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 korrik Zhurnal.mk – Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe. Ky i fundit kishte ngritur më herët pyetje nëse “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me Koçekun, dispononte certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se familja e saj prej tre brezash jeton në atë zonë pa dokumente pronësie. Me iron, ajo ngre pyetjen “A u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zonave, apo i ka munguar vullneti shtetit?”

Postimi i Koçekut

Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero dokumente. Që nga Ramiz Alia, te Shaban Tapia e sot te Erjon Llafia.

Pra, më thuaj ti mua: a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zonave, apo i ka munguar vullneti shtetit? Ma shpjego ti mua, që e ke në legjislaturë pothuajse aq sa unë kam vite jetë.

Çfarë ka thënë Braçe?

Deputeti socialist, Erion Braçe gjatë një deklarate televizive, pyeti moderatoren se përse nuk i kishte kërkuar Marjana Koçekut të sqaronte nëse kulla në malin pranë liqenit të Komanit ishte me leje.

artikuj të ndërlidhura