Kaos në aeroportet britanike, mbi 1 400 fluturime të anuluara

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Londër, 9 shtator, Zhurnal.mk – Kaosi në trafikun ajror britanik po vazhdon edhe sot, pas një problemi teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të NATS, që shkaktoi mijëra vonesa dhe anulime në aeroportet e vendit.

Sipas Flightradar24, rreth 1 400 fluturime drejt dhe nga aeroportet britanike u anuluan të martën, ndërsa të mërkurën janë anuluar tashmë 177 fluturime të tjera.

Pothuajse të gjitha anulimet e reja janë regjistruar në Heathrow të Londrës, aeroporti më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Problemi preku sistemin e përpunimit të të dhënave të fluturimeve të NATS, duke shkaktuar ndërprerje në disa prej aeroporteve kryesore, përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester dhe Stansted. Edhe pse defekti teknik u zgjidh, pasojat vazhdojnë për shkak të grumbullimit të avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve dhe nevojës për të riorganizuar oraret.

NATS e ka përshkruar rikthimin në normalitet si një proces kompleks, duke paralajmëruar se do të duhet kohë që i gjithë rrjeti ajror të rikthehet në funksionimin normal. Ndërkohë, drejtuesi i NATS, Martin Rolfe, pritet të takohet me ministren britanike të Transportit për të diskutuar defektin dhe pasojat e tij.

Pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit, pasi vonesat dhe anulimet mund të vazhdojnë gjatë ditës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër