Kapen pajisje tatuazhi në Aeroportin e Shkupit

Nga D. V.
285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk –  Në Aeroportin e Shkupit u kapën 1.463 pirsing titani dhe pajisje tatuazhi pa leje, përcjell TV21. Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se malli është sekuestruar ndërsa është kapur te një shtetas spanjoll që po udhëtonte drejt Qipros.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, javën e kaluar u zbulua një përpjekje për kontrabandim të 1.463 copë pirsing prej titani dhe pajisje për tatuazhe – 32 copë gërshërë dhe 70 copë gjilpëra për tatuazhe, të cilat kërkojnë leje të veçantë për import nga institucioni kompetent. Personi që kreu shkeljen është shtetas i Spanjës, i cili udhëtonte me fluturim Stokholm – Shkup, me destinacion përfundimtar Qipro. Malli i padeklaruar u sekuestrua, dhe kundër personit është iniciuar procedurë administrative”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër