Kapet duke transportuar mall pa dokumente

Nga D. V.
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Një 22-vjeçar nga Shkupi u arrestua nga policia në orët e para të ditës së sotme, pasi në automjetin që drejtonte u gjetën mallra pa dokumentacion, përcjell TV21. Nga MPB thonë se kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për kontrabandim.

“Më 07.04.2026 rreth orës 01:10, në rrugën “Magjistralja Adriatike” në Shkup, punonjës policie nga Stacioni i Policisë Mirkovci arrestuan A.I. (22) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “kontrabandim” sipas nenit 278 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, që ai e drejtonte, u gjet një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion. Pas dokumentimit të rastit, kundër A.I. do të parashtrohet kallëzim i duhur penal”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër