Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Nga Xh M
469 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 gusht Zhurnal.mk – Një 33-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, pasi dyshohet se është kapur në tentativë për të kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Policisë së Kosovës, A.M. është arrestuar në flagrancë nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor Qendra, pas një ndërhyrjeje të shpejtë të zyrtarëve policorë.

I dyshuari është intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera rreth mënyrës së kryerjes së veprës së dyshuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër